Notari 99-vjeçar thyen rekordin botëror në Australi

Një notar 99-vjeçar australian duket se ka thyer një rekord botëror për moshën e tij në në not në stil të lirë 50m. George Corones theu rekordin e vendosur prej 56.12 sekondash në një event zyrtar në Queensland – një etapë e re për kategorinë nga 100 në 104 vjeç. Ai eklipsoi rekordin e vendosur në 2014-n, duke kapur kështu kohën prej 35 sekondash. Z. Corones, i cili është i pranueshëm për këtë kategori, pasi në prill mbush 100 vjeç tha se ishte shumë i kënaqur dhe ndihej si “mbi re” nga rezultati. “Ishte një notim ekzempar për mua, i mirëbalancuar…..dhe isha gati të godisja murin shumë fort me dorën time në fund”-i tha ai BBC-së. 99 vjeçari shton se ishte shumë i shastisur nga turma e zhurmshme në “Bregun e artë” të mërkurën. Eventi, në të cilin ai ishte anëtari i vetëm, ishte ngritur enkas për të që të thyente rekordin. Rekordmeni  Corones, nga Brisbane, thotë se ka qenë një notar shumë i mirë në rininë e tij, por i është rikthyer notit sërish në moshën 80 vjeçare. Rekordi i mëparshëm ishte 1:31.19, i vendosur nga notari anglez John Harrison në 2014-n. Gara e z. Corones zuri vend pak para garave të notit që zhvillohen muajin e ardhshëm në Australi. Drejtuesi i eventit “Swimming Australia” tha se rekordi varej nga verifikimi i Federatës Ndërkombëtare të Notit.  Z. Corones do sfidojë rekordin në 100m stil i lirë të shtunën në mbrëmje, duke besuar se ai do t’ia arrijë të thyejë rekordin e vendosur 03:23.10, i vendosur edhe ky nga z.Harrison. “Nuk jam më djalë i ri në të gjithë kuptimet, por po shoh vetëm para dhe, e thënë në kofidencë, besoj se do ia dal më së miri”, përfundoi ai.

SHKARKO APP