Nuk arritën të shesin verën dhe dehën … peshqit!

Kafshë që sillen sikur të jenë të dehura dhe disa peshq të ngordhur. Sipas peshkatarëve nuk ka dyshime se shkaqet, që përcaktojnë fenomenin e çuditshëm është vera që përfundon në ujë dhe nuk është hera e parë që ndodh një ngjarje e tillë, shkruhet në faqen e internetit today.it.

Ngjarja ndodhi në Gornja Radgona, një qendër bujqësore në Slloveni që ngrihet përgjatë lumit Mura, dhe sipas raporteve në shtypin lokal për shkak të shitjeve të dobëta të shkaktuara nga bllokada e koronavirusit, prodhuesit vendas kishin derdhur sasi të mëdha vere të pashitura në lumë.

Analizat e para duket se konfirmojnë atë që peshkatarët denoncojnë: sasi të larta alkooli dhe squfuri u gjetën në ujin e lumit, substanca e fundit e përdorur për të pastruar fuçitë pasi ishin zbrazur.

Problemi nuk është kufizuar vetëm tek peshqit: disa ferma në zonë përdorin lumin për të ujitur kafshët. Disa prej të cilëve, sipas gazetës Slovenske Novice, treguan simptoma të dehjes.

SHKARKO APP