Nuk do u besoni syve, peshku i pjekur kërcen dhe ikën nga pjata
Klientët e këtij restoranti mbetën të habitur kur peshku i pjekur kërceu nga pjata dhe përfundoi në tavolinë. Pamjet kanë bërë xhiro në rrjetet sociale.
Ngjarja ndodhi në një restorant në Kinë, ku peshku edhe pse i pjekur nisi të lëvizte si i gjallë.
Të pranishmit qëndrojnë në këmbë dhe provojnë të largohen prej peshkut i çuditshëm që përpëlitej.
Njohësit e krijesave të detit, kanë thënë se rasti i çuditshëm mund të jetë shkaktuar nga disa qeliza që i përgjigjen stimulit, përkundër faktit që nuk janë të lidhura në tru apo zemër.