Nuk e njohin fjalën “kursim”, kush janë xhepshpuarit e horoskopit

Binjakët, Luani dhe Shigjetari janë tre shenjat e horoskopit që bëjnë shpenzime marramendëse në krahasim me shenjat e tjera.

Binjakët njihen për shprehjen “e dua tani” dhe nëse fiksohen për të blerë diçka nuk e mendojnë gjatë. Edhe pse njihen për pavendosshmërinë e tyre në jetë, kur bëhet fjalë për të shpenzuar para nuk e vrasin mendjen. Këshillohet që këto shpenzime t’i investojnë te diçka me vlerë.

Nëse një luan e ndjen se ka mjaftueshëm para për të shpenzuar, nuk e mendon fare të kursejë. Nëse një luan fiksohet me diçka, dëshiron ta ketë me çdo kusht. Ai dëshiron një jetë me kushte të mira dhe nuk i kursen vetes asgjë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shigjetarët njihen për dëshirën e tyre për t’u argëtuar sa më shumë në jetë. Nëse dikush që i përket kësaj shenje bën plane për të shpenzuar, nuk ka asnjëherë dilema, thjesht e realizojnë. Edhe nëse shikojnë se kursimet e tyre kanë përfunduar sërish mendojnë vetëm kënaqësinë që kanë marrë nga ky shpenzim.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?