Nuk ka mbaruar akoma… Horoskopi nga Zonja Meri: Ja shenja që do ti ecë ‘ters’
Parashikim Astrologjik, data 8 Dhjetor
Përmbledhje përvojash
Sot Marsi është në gradën e fundit të Peshores.
Ka që nga dt 22 Tetor në ketë shenje ku është në pozicion shume të dobët. Çdo lëvizje e jona bashkërendohej me interesin e të tjerëve Nganjëherë nevojitej diplomacia për të ruajtur ekuilibrat shume të dobët.
Pak para se të futet në shenjen misterioze të Akrepit shpreh dobësi për njerëzit që i rrethojnë dhe për afrimitetin ndaj tyre. Dobësia vjen nga ndonjë marrëdhënie nostalgjike ndarje zhgënjim dhe të gjitha seririn ndjenjën e vetmisë dhe të vemisë së dëshiruar në vazhdim.
Ekziston shija e hidhërimit si ato gjethet e pemëve që bien dhe e humbin ngjyrën e tyre hap pas hapi.
Përvojat që na kane hidhëruar na udhëheqin në hezitim. Është mirë të rrimë pak vetëm për të kuptuar gabimet dhe dhuratën e një lidhjeje.
Nga nesër nuk do ndjehemi njëlloj të dobët me futjen e Marsit në Akrep pasi Marsi në ketë shenje është shume i fuqishëm. Prandaj më mirë mos ushtrojmë presion në situata të ndryshme.
Dita na thërret për një apologji përvojash.
Dashi ka kundërshtime në lidhje personale edhe bashkëpunime. Do ishte mire të mos vepronte fuqishëm.
Demi do ketë pak ulje në rezistencën trupore dhe megjithëse dëshiron aktivitet kjo e penalizon.
Binjakët do përjetojnë një ndarje apo një tërheqje ne vetmi në jetën erotike. Kjo u sjell pasoja në komunikim ku do jenë shumë nervoz.
Gaforrja do kuptojë se edhe në ambientin e saj më të mbrojtur shtëpia nuk do jetë i kënaqur dhe shume i lumtur. Vetmia e prek edhe aty.
Luani do tentojë të sqarojë disa mosmarrëveshje pune apo me njerëz të afërt dhe ndërkohe mund të jete vetëm pasi të tjerët do jenë larguar.
Virgjëresha do ndjejë peshën e shpenzimeve apo të mungesës së të ardhurave dhe kjo do ta bejë të ndjehet keq dhe i papërfaqësuar.
Peshorja do jetë në një moment ku edhe diplomacia edhe lufta i duken të pakuptimta pasi rezultati në të dyja rastet ka qenë negativ.
Akrepi do presë me durim edhe vetminë e ditës së sotme ku ngarkesa psikologjike nuk i lë optimizëm për të vepruar megjithëse ndjehet në formë për gjithçka.
Shigjetari do kërkojë të jetë në dalje argëtime e shoqëri, por ndërkohe do ndjehet vetëm pasi askush që do ketë përreth nuk i përmbush pritshmërie e tij.
Bricjapi do kuptojë se edhe antagonizmi merr fund një ditë ose humb vlerën si pakuptuar dhe ajo për të çilen luftonin nuk ka më rendësi.
Ujori do tentojë të kuptoj se duhet të rrijë brenda apo të dalë jashtë si në formë fizike ashtu edhe mendore duke nënkuptuar këtu shprehjen e ndjenjave.
Peshqit do japin gjithçka kanë në mënyre që të ndjehen më në fund të qetë dhe pa detyrime. Çdo detyrim i tremb më shumë së gjithçka për parashikime të detajuara personale.