Nusja helmon për vdekje burrin e 14 pjesëtarët e familjes së tij
Një grua e sapomartuar në Pakistan është arrestuar, pasi dyshohet se ka vrarë bashkëshortin dhe 14 të afërm të tij, duke i helmuar me qumësht. Policia ka njoftuar se Asija Bibi kishte hedhur një substancë vdekjeprurëse në qumësht për partnerin e saj që javën e kaluar, por ai nuk e pinte. Me kalimin e kohës, u kthye në një yogurt, të cilin isha shërbeu familjarëve të tij, ku mbetën të vdekur 15 persona së bashku me bashkëshortin. Sipas BBC, ajo u detyrua që të martohej nga familja, një rast i dëgjuar shpesh herë në zonat e varfra dhe rurale të Palistanit. Zyrtari i lartë i policisë, Owais Ahmad se së bashku me të është arrestuar edhe një mashkull, i dyshuar si i dashuri i saj.