Nxjerr në shitje diplomën pas 4 vitesh pa punë
Të gjesh një vend pune e mbi të gjitha në profesionin tënd duket se çdo ditë po bëhet edhe më e vështirë. Konkurenca është e ashpër, por ka nga ata persona të cilët kanë ide gjeniale sesi diçka që e posedojnë ta shfrytëzojnë në të mirën e tyre.
Një vajzë 26 vjeçare ka vënë në shitje diplomën në eBay, pasi ajo nuk gjente punë prej 4 vitesh. Stephanie Ritter ka vënë në shitje diplomën e saj të bachelorit nga Universiteti i Florida-s për një çmim fillestar prej 50 mijë dollarësh. 26-vjeçarja thotë se diploma dhe 4 vitet duke studiuar nuk e kanë ndihmuar aspak të gjejë një punë gjatë gjithë kësaj kohe pas mbarimit të universitetit. E reja do t’i ofrojë blerësit përveç kartonit të diplomës edhe një tur në kampusin universitar dhe akses në llogarinë e saj në Facebook. Ajo shpreson të paguajë kredinë e saj prej 40 mijë dollarësh dhe kërkon që të interesuarit të vlerësojnë kohën që ajo ka harxhuar në universitet gjatë 2007-2011.