Oferta e çmendur, me 76 mijë euro blen shtëpinë dhe një… grua
Një grua ka bërë një ofertë të çmendur për të gjithë djemtë beqarë. Wina Lia nga Xhakarta, ka nxjerrë në shitje shtëpinë e saj për 76 mijë euro, por në çmim ka përfshirë edhe veten e saj. Shtëpia me dy dhoma gjumi ndodhet në Indonezi. Wina nuk bënte shaka me publikimin e kësaj shpalljeje, sepse beson se kjo procedurë është tërësisht ligjore. Këtë ofertë të shtëpisë antike, 40-vjeçarja e ka publikuar në të gjitha mediat lokale. Ajo fillimisht dëshironte të shiste vetëm shtëpinë, por që nga vitit 2000 ka mbetur e ve, kërkoi që oferta të ishte edhe më interesante. Agjenti i shitjes së pasurive të patundshme, tashmë do t’i duhet të gjejë edhe një bashkëshort për të venë.