Olimpisti nga Nigeria mbetet i ngujuar në aeroport
Kajakisti olimpik mund të humbasë ëndrrën për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Rio de Janeiro në gusht, pasi një vonesë në fluturimin e tij e ka lënë të ngujuar në Gjermani. Johny Akinyemi nga Warringtoni i Britanisë së Madhe është parashikuar të garojë në Rio më 7 gusht, por ka mbetur i ngujuar në Frankfurt, pas vonesës në pjesën e parë të fluturimit të tij drejt Brazilit. Pjesa e parë ishte nga Manchesteri deri në Frankfurt. Olimpisti 27-vjeçar është vendosur në listën e pritjes për një fluturim alternativ, mirëpo të gjitha fluturimet e radhës për në Rio janë të rezervuara. Ai po ashtu është duke humbur kohë të çmuar për stërvitje. Më keq akoma kur deri tani janë vetëm dy kompani ajrore në dispozicion që transportojnë udhetarët, raporton “Manchester Evening News”.