Ora që paralajmëron apokalipsin
Quhet Doomsday Clock dhe është simbol i afrimit të botës me zhdukjen e saj, dhe ka qënë shumë afër mesnatës vetëm në një rast. Ora supozohet të parashikojë apokalipsin.
Vetëm në 1953 ajo ishte shumë afër mesnatës, kur Amerika prodhoi bombën e hidrogjenit. Në këtë kohë thonë shkencëtarët koha u vendos 2 minuta para mesnatës.
Ndërsa më larg se mesnata ka qënë në 1991, afërsisht 17 minuta, kohë që përkonte me deklarimin e fundit të Luftës së Ftohtë mes Rusisë dhe SHBA duke hequr armët bërthamore.
Që nga 2015 ora ka qënë tre minuta nga mesnata, por me presidencën e Donald Trump, ndryshimet klimaterike dhe rritja e kërcënimit në botë, përfshi dhe terrorizmin, shkencëtarët e Bulletin of the Atomimc Scientists thonë se ora mund të lëvizë sërish këtë të enjte dhe të shkojë 2 minuta nga mesnata.
Muajin e kaluar në një deklaratë shkencëtarët thanë: “Tensionet mes SHB-ve dhe Rusisë që mbeten në nivele që të kujtojnë Luftën e Ftohtë, rreziku i ndryshimeve klimaterike, dhe shqetësimi për armët bërthanmore, përfshi edhe testin e fundit nuklear të bërë nga Korea e Veriut, mbeten faktor ndikues në vendimin për ndonjë çrregullim që mund të bëhet ndaj Doomsday Clock”.
Ja një historik i Doomsday Clock, ora që u krijua në 1947 nga ekspertët e Bulletin of the Atomic Scientists, dhe çfarë ka thënë:
1947– u vendos ora me 7 minuta nga mesnata
1949– 3 minuta nga mesnata. Bashkimi Sovjetik testoi bombën e parë atomike duke nisur zyrtarisht garën e armëve bërthamore
1953- 2 minuta nga mesnata. SHBA dhe BRSS testuan pajisjet termonukleare, 9 muaj nga njëri tjetri.
1960– 7 minuta nga mesnata. SHBA dhe BRSS ranë dakord që të firmosnin një marrëveshje për të mos përdorur armë bërthamore në vendet në konflikt, siç ishte ajo e kanalit të Suezit.
1963- 12 minuta nga mesnata. SHBA dhe BRSS firmosën marrëveshjen për dënimin pjesërisht të testeve, që do të thoshte kufizimi i testeve bërthamore në atmosferë.
1968– 7 minuta nga mesnata. Ishte koha kur SHBA intensifikoi luftën në Vietnam.
1991- 17 minuta nga mesnata. SHBA dhe BRSS firmosën Marrëveshjen e parë Strategjike për Reduktimin e armëve bërthamore, dhe kjo është koha më e madhe e vendosur ndonjëherë./TopChannel/