Oxhaku 200 metrash që u shemb brenda pak sekondash (Video)

Ky është momenti i mrekullueshëm kur një stacion elektrik – dyfishi i kullës së Big Ben – u shkatërrua në një shpërthim të kontrolluar, ndërsa një fotograf i dedikuar për fotografime të tilla, iu afrua shumë shpërthimit.

Oxhaku prej rreth 200 metra në Kingsnorth Power Station të Uniper, në Hoo, Kent u rrëzua në heshtje, ndërsa 24.000 ton betoni dhe çeliku dhe 1.5 milionë tulla u rrëzuan në tokë. Pas shembjes, turma e mbledhur për të parë shpërthimin e kontrolluar, brohoriti dhe duartrokit. Stacioni i centraleve të energjisë që funksiononte me naftë u mbyll në dhjetor të vitit 2012, pas një operimi prej 42 vjetësh.

Ndërtimi i parë filloi në vitin 1963, vendi u autorizua për të përdorur centrale të tilla në vitin 1970. Ky ishte i vetmi stacion i dyfishtë i prodhimit të energjisë duke përdorur naftë dhe qymyr. Stacioni prodhonte 2000 MW energji elektrike, e mjaftueshme për të furnizuar me energji 1.5 milionë shtëpi.

SHKARKO APP