Pacientes i gjenden 152 objekte metalike në stomak

Një gruaje të moshuar ruse i janë gjendur 152 objekte metalike në stomakun e saj. 74-vjeçarja kishte ngrënë objektet metalike, duke përfshirë edhe thonj me besimin se do t’i përmirësonte nivelin e hekurit në trup. E njohur vetëm si Nina, gruaja shkoi në spital, duke u ankuar për temperaturë të lartë, por stafi mjekësor u trondit kur zbuloi shkakun e sëmundjes së saj në rrezet X. Kirurgët gjetën më shumë se 152 objekte brenda stomakut të saj përshirë thonj të gjtaë, vida, bulona, dorezë dere, metal, etj.. Gruaja e moshuar kishte gëlltitur gjithashtu edhe një gjerdan argjendi me shumë vlerë. Ajo u tha mjekëve se ishte anemike dhe besonte se konsumimi i objekteve metalike do ta ndihmone me nivelin e hekurit të trup. Stafi mjekësor tha se gruaja vazhdoi të hajë metale 14 vite më parë dhe asnjeri nuk ishte në dijeni të këtij fakti. Mjekët thanë se nuk kishte lëndime serioze në stomak, ose në fyt dhe është jashtë rrezikut për jetën.

SHKARKO APP