“Pacientët që shërohen nga koronavirusi, kthehen në spital brenda 5 muajsh”, studimi shokues për efektet e sëmundjes

Një e treta e pacientëve që shërohen nga koronavirusi kthehen në spital brenda pesë muajsh. Ndërsa, një në tetë pacientë që e kanë kaluar koronavirusin ndahen nga jeta 140 ditë pas sëmundjes.

Në këto përfundime ka dalë një studim i realizuar nga Universiteti i Leicester-it, shkruan abcnews.

Ekspertët po studiojnë efektet afatgjata të sëmundjes në trup, ndërsa qindra njerëz dolën në rrugët e Londrës gjatë fundjavës, ndërsa policia nuk ngrurroi që të priste gjobat. Midis tyre, sipas mediave, kishte shumë të dehur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Incidenca ditore në Britani është rreth 50 mijë dhe numri i të vdekurve tani tejkalon një mijë çdo ditë. Në njësinë e kujdesit intensiv, mjekët bëjnë përpjekje të jashtëzakonshme për të parandaluar kolapsin e sistemit të furnizimit me oksigjen, ndërsa shtretërit zihen në mënyrë dramatike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Studimi i Leicester arriti në përfundimin se nga 47,780 rastet me Covid-19 që dolën nga spitali gjatë valës së parë të pandemisë, 29.4% u kthyen brenda 140 ditësh dhe 12.3% nuk mundën të mbijetonin.

Sipas drejtuesit të kërkimit, Camles Candy, ky është “studimi më i madh me në fokus pacientët që kanë dalë nga spitali pas infektimit me Covid.”

“Njerëzit duket se shkojnë në shtëpi, kanë simptoma afatgjata, kthehen dhe vdesin. Ne shohim që 30% kthehen në spital…shifrat janë shumë të larta.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?