Pakistan, regjistrohet temperatura rekord: 53,5 gradë
Para dy ditësh në qytetin Turbat në provincën Baloçistan të Pakistanit është regjistruar temperatura më e lartë në histori të vendit. Zyrtarët e Entit Meteorologjik të Pakistanit në Turbat kanë regjistruar temperaturë prej 53,5 gradë celsius. Së fundmi, temperatura më e lartë ishte regjistruar më 30 maj të vitit 2009, kur kishte arritur deri në 52 gradë celsius. Zyrtarët kanë theksuar se Pakistani ndodhet nën ndikimin e ndryshimeve klimatike dhe se vitet e fundit temperaturat ekstreme kanë rritur ndikimin në tërë vendin. Temperaturat e larta në provincat Penxhap, Sind dhe Baloçistan ndikojnë negativisht në mbarëvajtjen e jetës së përditshme.