Pallati 500 mln dollarë i “Diktatorit”, zbulohen detajet e frikshme(FOTO)

Edhe para rezultatit të referendumit kushtetues të kësaj jave, Presidenti autokratik i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, gëzonte mënyrën e jetesës të një diktatori aspirant.

Vendbanimi zyrtar që ai ndërtoi në periferi të kryeqytetit të Ankarasë, në kurriz të taksapaguesve të tij bujarë, kap shifrën e 500 milion dollarëve.

E ngritur në majë të një kodre me pamje nga qyteti dhe e përfunduar tre vjet më parë, “Ak Saray” ose Pallati i Bardhë, ka 1,100 dhoma ku 250 prej të cilave janë në përdorim të 63-vjeçarit dhe familjes së tij.

I shtrirë në stilin e preferuar të çdo despoti, me dysheme mermeri, pajisje ari dhe me qilim të kuq, pallati është 30 herë më i madh se Shtëpia e Bardhë dhe besohet të jetë pallati më i madh i ndërtuar në botë, për më shumë se 100 vjet.

7 milionë sterlina janë shpenzuar vetëm për tapetet. 5 milionë sterlina janë shpenzuar për 400 dyert e pallatit. Çdo gotë në pallat ka kushtuar 250 sterlina. Në pallat ka spa, pishina, banjo turke, sauna dhe vetëm fatura e ngrohjes shkon 500 mijë sterlina çdo vit.

Ky luks është i tepërt në një vend ku sipas Universitetit Bachesir të Stambollit, dy në çdo tre fëmijë jeton në varfëri.

Ka kopshte zbukuruese, është i ndriçuar gjatë natës dhe është i dukshëm për shumicën e 4,5 milion banorëve të Ankarasë. Pallati i Bardhë dërgon një mesazh të qartë: Presidenti Erdogan kërkon një fuqi absolute dhe të padiskutueshme.

Kur Gjykata e Lartë e Turqisë vendosi në vitin 2015 se pallati ishte në të vërtetë i paligjshëm dhe i ndërtuar në shkelje flagrante të ligjeve mjedisore por pavarësisht urdhrave të shumëfishta kundër saj, Erdogan zgjodhi të vazhdonte me projektin.

Sot, ai mund të bëjë shumë më tepër. Sepse falë një fitore të ngushtë në referendumin shumë të diskutueshëm, Presidenti i Turqisë mund të qëndrojë në detyrë deri në vitin 2029 dhe të punësojë anëtarët e kabinetit dhe komandantët ushtarakë. Ai gjithashtu mund të heqë çdo gjyqtar që shqetëson atë.

Burimi: Daily Mail/Përshtati: Redjon Shtylla/Koha Jonë

SHKARKO APP