Pamje të rënda, çfarë ka trupi i një obezeje
Kemi parë në rrugë persona mbi peshë por asnjëherë nuk kemi patur rastin të shohim se cfarë fshihet brenda një trupi obez. Megjithatë ekipi i BBC ka dokumentar procedurat e një mjeku, që nga prerja e trupit të një gruaje obeze që ishte e mbushur me yndyrë. Trupi i saj është i mbushur me llomka dhjami, që sipas mjekëve është vrasës. Organet janë të gjitha të rrethuara nga dhjami, aq sa nuk dihet se si mund të funksionojnë.
Lëkura
Carla Valentine, kurator teknike e muzeut të patologjisë në Universitetin Queen Mary vuri në dukje yndyrën e shpërndarë kryesisht nëpër bark. Ajo realizoi prerje në trup dhe zbuloi një shtresë të trashë të yndyrave.
Zema
Ekipi pastaj hoqi zemrën dhe e preu në feta për të treguar gjendjen e keqe. Dr Mike Osborn, patolog, thotë: “Në 449 gram, është një zemër e rëndë, pavarësisht peshës së saj kjo grua duhet të ketë një zemër 225 gram”.