Pamje të rënda: gjarpri nxjerr nga stomaku një tjetër gjarpër të gjallë (VIDEO)

Momenti kur një gjarpër i zi ka nxjerrë një gjarpër tjetër të gjallë nga goja ka tronditur ciftin që i ka filmuar.

Christopher Reynolds dhe gruaja e tij Nina mbetën të habitur kur po shihnin se si gjarpri po e bënte një veprim të tillë.

“Nuk mund ta besoj se është akoma gjallë,” – thotë Christopher për në fund të filmimit për gjarprin që sapo doli nga stomaku i zvarranikut ngjyrë të zezë.

Në pamje duket se sapo të dy gjarpërinjtë në Texas janë ndarë nga njëri-tjetrin, kanë marrë drejtime të kundërta duke u future nëpër shkurre.

Ndodh shpesh që gjarpërinjtë e nxjerrin ushqimin kur kanë ngrënë shumë ose ndihen të kërcënuar dhe ky ishte një ndër ato raste. Por që ushqimi të dalë i gjallë, kjo nuk është një gjë që ndodh për ditë.

SHKARKO APP