Pamjet mahnitëse tregojnë shqiponjën që ndeshet me dhelprën në ajër për të kapur një lepur
Një dhelpër që kapi një lepur shpejt e humbi prenë e saj pasi një shqiponjë ja mori vaktin.
Pamjet e mrekullueshme janë xhiruar nga fotografi Zachary Hartje në parkun e San Juan Island, Uashington.
Videoja tregon një dhelpër, që vrapon teksa mban në gojë një lepur. Më pas një shqiponjë futet për të kapur lepurin që dhelpra mban.
Hartje thotë se dhelpra u ngrit deri në lartësinë 5 metra në ajër dhe ka lëvizur për 50 metra përpara se të lironte lepurin .
“Unë isha i tronditur dhe i habitur”, tha Hartje për ABC. “Unë kurrë nuk kisha parë një gjë të tillë më parë dhe askush tjetër me të cilin kam biseduar nuk kishte parë më parë një gjë të tillë të mrekullueshme.” /BW