Paneli diellor iu vë flakën 130 zogjve

Gjatë testimit të një ferme të re diellore janë dëmtuar afro 130 zogj. Duke iu referuar biologjistëve 130 zogjtë kanë marrë flakë në momentin që kanë hyrë në zonën me panele diellore. E gjitha kjo ka ndodhur në Tonopah, Nevada. 

Ekspertët mendojnë se zogjtë mund të tërhiqen nga shkëlqimi i kullës së panelit diellor, ndërsa zotëruesit e projektit, SolarReserve, shprehen se kanë gjetur një mënyrë për të ulur numrin e zogjve të vrarë.
Projekti diellor është shumë afër përfundimit dhe do të jetë gati muajin tjetër. Më shumë se 300 mijë pasqyra, secila në madhësinë e një dere garazhi, reflektojnë rreze diellore brenda tre shtyllave të bojlerit. Uji brenda zihet për të prodhuar energji, duke gjeneruar kështu elektricitet të mjaftueshëm për 14 mijë shtëpi.

SHKARKO APP