Papa feston ditëlindjen me një picë gjigande
Papa Françesku ka ndezur qirinjtë e ditëlindjes së tij në një picë të gjatë, në Vatikan për kënaqësinë e fëmijëve. Françesku, i cili mbushi 81 vjeç, u tha fëmijëve, të cilët përdorin shërbimin shëndetësor të Vatikanit, të hanë të gjithë picën prej katër metrash, pasi kjo do t’i bëjë ato të rriten. Më vonë, mijëra fëmijë në sheshin e Shën Pjetrit uruan për ditëlindje Papën. Ai u përgjigj nga dritarja e tij me pamje nga sheshi duke i falenderuar shumë.