Parashikimet e frikshme të “Baba Vangut” dhe të “Lajmëtarit të Perëndisë”
Para se të ndërronte jetë në vitin 1996, Baba Vanga e njohur edhe si “Nostradamusi nga Ballkani”, parashikoi krizën e refugjatëve, pushtimin e tyre në Europë si dhe luftë e ardhur nga ISIS. “Myslimanët do të përdorin luftën kimike kundër europianëve në vitin 2017”.
Paralajmërimi përshtatet me ngjarjen e disa javëve më parë në Siri, me sulmin e dyshuar që diktatori i Sirisë Bashar al-Assad bëri ndaj popullit të tij.
Vëmëndja ndaj parashikimeve të saja, është rikthyer pasi një tjetër mistik, që parashikoi presidencën e Donald Trump, pretendon të dijë datën e saktë të fillimit të Luftës së Tretë Botërore.
I vetëdeklaruar si “Lajmëtari i Perëndisë”, Horacio Villegas beson se lufta bërthamore do të shpërthejë në 100 vjetorin e vizitës së Zojës së Fatimesë, mes muajit Maj-Tetor.
Nostradamusi nga Ballkani parashikoi Luftën e Tretë Botërore, e që vjen mes një frike të ngritur në dritën e tensioneve të: SHBA-së, Rusisë, Koresë së Veriut dhe Kinës. Baba Vanga ka thënë se lufta bërthamore do të shkatërrojë botën dhe shumica e njerëzve do të vdesin nga kanceri i lëkurës dhe nga armët kimike.
Para se të vdiste, Baba Vanga me profeci të ftohtë, foli për përdorimin e armëve bërthamore dhe Luftën e Tretë Botërore. Ajo profetizoi një pushtim të Europës përgjatë 2016 nga ekstremistët myslimanë,( e cila ende vijon).
Vanga e lindur në Bullgari, ndërroi jetë në vitin 1996 në moshën 85 vjeçare, ku njihej edhe si “Nostradamusi nga Ballkani”. Besohet se 85 përqind e parashikimeve të saja, kanë dalë të sakta. Në Rusi njihet edhe si një shenjt i mbinatyrshëm.
Disa besojnë se Baba parashikoi Brexit, pasi ajo paralajmëroi se Europa do të “pushojë së ekzistuari” deri në fund të këtij viti”.
Mistiku i verbër pretendon se kontinenti do të lihet pothuajse bosh dhe do të shndërrohet në një “djerrinë pothuajse tërësisht e lirë nga çdo formë jete”. Veçanërisht, Baba Vanga parashikoi saktësisht se Presidenti 44-tër i SHBA-së do të ishte me ngjyrë.
Burimi: Mirror/Përshtati: Redjon Shtylla/Koha Jonë