Parashikimi i shkencëtarit, së shpejti njerëzit mund të jetojnë 1 mijë vite

Një shkencëtar beson se avancimi i teknologjisë së shpejti do t’i lejojë njerëzit të kontrollojnë procesin e plakjes, duke na lejuar që të jetojmë deri në 1 mijë vite.

Dr Aubrey De Grey thotë se shanset për të jetuar deri në 1,000 vjeç janë mbi 50%. Sipas tij nga variantet e cyborgs, vendosja e implanteve nën lëkurë, tek zbërthimi i vetëdijes njerëzore në kod kjo është gara mes teknologjive për të arritur pavdekshmërinë.

Trans-humanistët, të njohur ndryshe si “h+”, synojnë të evoluojnë me shpejtësi njerëzimin përmes teknologjive të sofistikuara për të rritur intelektin dhe fiziologjinë njerëzore.

Trans-humanistët besojnë se njerëzit do ta transformojnë veten në qenie të ndryshme me aftësi shumë më të zgjeruara nga gjendja jonë aktuale për të merituar etiketimin e “post-njerëzve”.

E në përbërjen e saj kjo lëvizje ka personalitet të njohur përreth botës, përfshirë bashkëthemeluesin e PayPal Peter Thiel, themeluesin e Elon Musk dhe shefin e Google Ray Kurzweil.

Lajmi i keq për këtë teori është se avancimi i kësaj teknologjie kërkon shumë kohë dhe shumë para, të cilat jo gjithmonë janë.

I pyetur nëse rigjenerimi do të jetë zgjedhja, de Grey deklaron se teknika për riparimin në nivel molekular dhe qelizor do të jetë i pamjaftueshëm.

SHKARKO APP