Pas 17 vitesh përpjekje bëhen prindër të gjashtënjakëve

Adeboye dhe Ajibola Taiwo nga Nigeria, për 17 vjet radhazi tentuan të kenë fëmijë, gjë që ishte e pamundur për ta.  Megjithatë, pas kaq shumë vitesh ata u gëzuan nga një lajm i mrekullueshëm. E kjo nuk doli të jetë nga një fëmijë por nga gjashtënjakë, shkruan CNN. Gjashtënjakët njihen se janë shumë të rrallë në botë. Çifti kanë sjellë në jetë 3 vajza dhe 3 djem të cilët janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore. Ata lindën në një spital në Virxhinia për të cilët u kujdesën një ekip prej 40 personash.

Image

SHKARKO APP