Pas 40 vitesh, “kapet” peshkaqeni i bardhë
Për herë të parë pas 40 vitesh, një peshkaqen i madh i bardhë është filmuar duke notuar ishullin mesdhetar spanjoll të Majorcas.
Një grup i ruajtjes së kafshëve të egra ka kapur pamjet e peshkaqenit rreth arkipelagut Cabrera.
Vizita e fundit e një peshku të tillë në Ishujt Balearik u konfirmua nga një peshkatar në vitin 1976.
Peshkaqenët e bardhë mund të peshojnë deri në dy ton, rriten në gjatësi deri në 6 metra dhe arrijnë shpejtësi 64km/h.
“Ne pamë peshkaqenin për 70 minuta rreth 3 metra larg barkës”, tha Lopez Mirones për gazetën spanjolle El Pais.
Biologu Mirones tha se prezenca e peshqeve të bardhë të mëdhenj në ujërat spanjolle kanë qenë spekulime të vazhdueshme, por nuk është arritur dokumentimi i tyre për shumë vite.