Pas 41 vjetësh shokët e ngushtë e marrin vesh gabimin e maternitetit

Dy 41-vjeçarë, shokë të ngushtë, kanë qarë kur kanë marrë vesh se janë ndërruar në spital pas lindjes dhe kanë jetuar me familjen e njëri-tjetrit. David Tait dhe Leon Swanson ishin ndërruar në spitalin Norway House në vitin 1975, kanë konfirmuar testet e ADN-së. “Doja shumë që ta mësoja këtë gjë”, ka thënë Tait në një konferencë për media. Ai ka thënë se ndjehej i shpërqendruar, konfuz dhe i nervozuar me situatën e krijuar. Ndërsa shoku i tij Swanson tentoi të mbante lotët dhe tha se nuk e dinte çfarë të thoshte. Nëna e Taitit rriti Swansonin, ndërsa nëna e Swansonit rriti Taitin, raporton CBC News.

 

SHKARKO APP