Pas 45 viteve në karrocë, prizrenasi e gjen shërimin në Indi
Kuriozitete E Hënë, 19 Prill 2021 19:25
Sylë Kodra nga Prizreni për 45 vjet qëndroi në karrocë invalidësh, për shkak të një aksidenti që e pati si fëmijë. Kërkoi shërim në shumë shtete të rajonit, por ishte e kotë.
E, ilaçin për problemin e tij, Kodra e gjeti ne Indinë e largët. Një mjek nga ky shtet e bëri atë të ecte përsëri pa telashe.
Shkuarja në Indi për Kodrën nuk ishte e lehtë, për shkak se ky shtet nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.
Atij iu deshën 15 muaj përpjekje për të arritur atje