Pas 5 vitesh që ishte ndarë nga jeta, gruaja mashtron bashkëshortin

Placeholder Image

Një grua ka arritur të mashtrojë bashkëshortin e saj, edhe pse kishte 5 vite që ishtë ndarë nga jeta. Antonia Nicol tregoi në një postim në rrjete sociale se si sensi i humorit të nënës së saj, Phedre Fitton e ka prekur atë dhe të atin. Fitton humbi betejën me kancerin në vitin 2013, në moshën 69-vjeçare. “Para se nëna ime të largohej nga jeta i dha babai disa udhëzime se si të kujdesej për lulet në tualet. Ai është kujdesur shumë për to, duke i ujitur për t’i mbajtur gjallë. Dukeshin kaq bukur, kështu që vendosi t’i merrte në shtëpinë e re, ku zbuloi se ishin artificiale. Arrij të dëgjoj nënën time të ndjerë duke qeshur”, shkruajti ajo në Facebook. Të dy ishin së bashku që prej moshës 16-vjeçare dhe e vetmja gjë që i kishte mbetur nga ajo, ishte të kujdesej për lulet. Kur vajza e tij shkoi ta ndihmonte për të lëvizur gjërat për në shtëpinë tjetër, qeshën me të madhe duke menduar se ajo ishte pranë tyre me mashtrimin e bukur që i kishte bërë.

https://twitter.com/Flaminhaystack/status/953299644636950528

SHKARKO APP