Pas 58 vitesh zbulon se bashkëshorti ishte gay

Kanë kaluar më shumë se 60 vjet së bashku, që kur u njohën në 1957-ën dhe u martuan pas tre vjetësh.

Diçka e papritur ka bërë të shkatërrohej martesa e tyre: Gruaja, 82 vjeçare ka zbuluar në 2017-ën, gjatë pushimeve në Sardegna, Itali Që i shoqi, 86 vjeç ishte homoseksual.

Shkak janë bërë disa sms në telefonin e burrit, që nuk linin vend për dyshime.

Çifti piemontez, prej vitesh ishin transferuar në Siçili. Kështu, gruaja ka vendosur të divorcohet nga bashkëshorti, me të cilin ndau më shumë se gjysmë shekulli. Të dy ishin bërë edhe gjyshër dhe bënin një jetë të qetë, të paktën në dukje.

Vënë me “shpatulla për muri” nga e shoqja, 86-vjeçari ka rrëfyer se ka një lidhje jashtë martesore prej shumë kohësh me një tjetër… burrë në këtë rast, të cilin e kishte njohur në punë.

SHKARKO APP