Pas disa javësh në koma, shkrimtari i njohur mposht koronavirusin

Poeti  dhe shkrimtari i fëmijëve Michael Rosen më në fund është kthyer në shtëpi pas një beteje prej 47 ditësh  në kujdesin intensiv.

Pasi falënderoi mjekët dhe infermierët që i shpëtuan jetën ai tha: “ Ia dola të mbijetoj!’.

Shkrimtari , 74 vjeç  u shtrua në spital në fund të marsit pasi rezultoi pozitiv me  Covid-19 dhe qëndroi në koma për disa javë.

Ai filloi të shfaqte shenja të përmirësimit në qershor duke u ngritur vetë në këmbë.

Gruaja e tij, Emma-Louise Williams, postoi një fotografi të Z. Rosen në shtëpi, duke falenduar stafin e spitalit Whitington, njësinë e kujdesit intesiv Kanitz dhe spitalin St Pancras për ndihmën e tyre./abcnews.al

SHKARKO APP