Pas martesës zhdukej me dhuratat, “nusja mashtruese” në kërkim nga policia

 

Një grua, e cila martohej dhe më pas zhdukej me dhuratat,  është shpallur në kërkim nga policia.

Një ditë pas martesës së fundit, gruaja që ia mbathi bashkë me dhuratat e dasmës,  mendohet se është një refugjate siriane, dhe e ka kryer këtë krim të pazakontë, të paktën 3 herë.

Në mashtrimin e saj të fundit, ajo u prezantua me një burrë nga Turqia, Riza Turkal, i cili pagoi 3,440 paundë për prezantimin me të.

I kënaqur nga bashkëshortja e ardhshme, ai e njohu atë me familjen e tij dhe pak kohë më vonë u martuan, në një ceremoni që kushtoi mbi 12 mijë pandë.

Por nuk munguan dhuratat e shumta nga të ftuarit.

Por një ditë pas dasmës, nusja e re u zhduk bashkë me familjen e saj, si dhe të gjitha dhuratat, që kapnin vlerën e më shumë prej  5 mijë paundë.

Sipas gazetës “Daily Star”, 38 – vjeçari tha se nuk kishte fjetur me bashkëshorten e re dhe se ajo mund ta ketë droguar. Atë e kishte zënë gjumi menjëherë pas ceremonisë dhe ishte zgjuar të nesërmen.

Bashkëshorti i saj denoncoi zhdukjen në polici dhe u shokua kur mori zbuloi se gruaja kishte bërë të njëjtën gjë edhe me të paktën dy meshkuj të tjerë.

SHKARKO APP