Pas një mungese 400 vjeçare, rikthehen kastorët
Tre kastorë të tjerë lëvizin të lirë në vendet e egra të Skocisë. Testimi i tyre filloi në 2009 në pyllin Knapdale në Argyll. Kjo është faza e parë e një program trevjeçar që do testojë rreth 28 kafshë të lëshuara në kushte të kontrolluara dhe monitoruara. Kastorët në Skoci kanë bërë një mungesë për më shumë se 400 vite, pasi ishin specie në zhdukje. Momenti i çlirimit të dy prej tyre tregon femrën plot energji, në kërkim të shtëpisë së re, e ndjekur nga mashkulli. Kastorët njihen si inxhinierë të eko-sistemit. Shpresohet që ata të përfitojnë shumë nga jeta e egër që ndodhet atje, duke krijuar pellge që të përmirësojnë pyjet. Kujdestarët e kastorëve thonë se ata do ndihen më mirë në mjedisin e tyre të ri.