Pasioni për “selfie” i merr jetën 24-vjeçares
Asaj i pëlqente të udhëtonte shumë shpesh për të dokumentuar jetën e saj në Instagram, përpara se ky pasion t’i merrte jetën. Ishte një fund tronditës ai i Toni Kelly, një vajze 24-vjeçare, e cila ra nga dritarja, ndërsa po bënte selfie. Fotografitë e Miss Kely tregojnë se sa shumë i pëlqenin që të eksploronte vende të reja dhe t’i dokumentonte. Ndërsa javën e kaluar familja e saj nxitoi për në Londër, pasi dëgjoi lajmin tronditës të vdekjes së saj. Kelly vdiq pas dëmtimeve serioze që mori në tru. Ndërsa po përpiqej që të bënte selfie, 24-vjeçarja ra nga dritarja dhe nuk arriti dot t’i mbijetonte plagëve të marra. Nuk është hera e parë që dëgjojmë që përpjekjet për të bërë seflie në vende ekstreme kanë shkaktuar vdekjen e shumë të rinjve dhe jo vetëm. Vetëm para pak muajsh ndërsa po bënte fotografi, një 56-vjeçar ra nga tempulli.