Pema më gjigante që keni parë ndonjëherë, rreth 654 km e gjatë

Piloti i linjës “Airbus” në Gjermani ka dhënë një shenjë për frymën festive, duke bërë pemën e Krishtlindjeve gjatë një fluturimi. Ekuipazhi që po testonte aeroplanin Airbus A380 publikoi imazhin e krijuar në faqen e internetit Flightradar24. Nëse ky udhëtim do bëhej me makinë, do ishte 654 km e gjatë.  Pema që duket e kompletuar me zbukurime fillon që nga Hamburgu deri në Sttugart. Pema ishte me disa ngjyra, të cilat reflektonin lartësitë e ndryshme të aeroplanit. Asnjë pasagjer nuk ishte në bord kur po bëhej ky testim.

SHKARKO APP