Pema plastike e Krishtlindjes

Në një qytet të Estonisë një artist bashkëkohor ka sjellë pemën tradicionale të Krishtlindjes në një mënyrë krejt origjinale. Ai ka përdorur ene plastike, për t’ju përcjellë njerëzve mesazhin se duhet shmangur sa më shumë përdorimi i panevojshëm i plastikës.

Një instalacion plastike në formën e pemës së Krishlindjes është vendosur në qendër të qytetit Estonian Viimsi me rastin e festave të fundvitit. Këtë vit organizatorët menduan që të përcillnin edhe një mesazh në mbrojtje të mjedisit. Artisti Teet Suur që është edhe autori i kësaj vepre tha se u frymëzua nga pika e karburantit ku furnizonte makinën e tij. Aty shihte enë plastike 5 litërshe që shërbenin për tu mbushur me solucion për larjen e xhamave të makinës.

Suur ndërtoi një strukture metalike 11 m të lartë, duke krijuar seksione në formë kubi të cilat I mbushi me rreth 1185 enë plastike. Për artistin Estonia nuk ka asgjë më të rëndësishme se sa të përcjellësh një mesazh për mbrojtjen e mjedisit.

“Instalacioni është një apel për të zvogëluar konsumin e plastikës. Sepse se ju me të vërtetë nuk keni nevojë të blini solucionin e larjes së xhamave në këtë enë të vogël, pasi stacionet e benzinës kanë këto pompa të vogla ku mund ta merrni direkt në makinë, kështu që plastika nuk është e nevojshme. Dikush mund të mendojë për të dhe të kursejë pak plastikë”.  

Ndërsa vendasit e konsiderojnë si unike pemën e këtij viti duke u shprehur se kjo është një nga ide e bukur që nuk e kanë parë asnjëherë. Instalacioni sipas tyre sjell në vëmendje disa problematika si ngrohja globale, që ndërgjegjësojnë për reduktim të lëndëve plastike.

SHKARKO APP