Për të kursyer më shumë para, qëndroni beqar!
Një studim britanik ka treguar se beqarët shpenzojnë më pak, në krahasim me personat që janë në një marrëdhënie, apo kanë familje. Një person që është në një lidhje shpenzon 2350 paund më shumë në vit se sa një beqar.
Ka ekzistuar miti se personat që janë në një marrëdhënie shpenzojnë më pak, sepse kanë dikë tjetër me të cilin ndajnë pagesat, ndërsa beqarët paguajnë gjithmonë vetë.
Ky kërkim që është realizuar nga “Confused.com”, ka përfshirë mbi 2000 persona të rritur. Rreth 53% e beqarëve kanë thënë se jetojnë vetëm, ndërsa 84% e atyre që ishin në një marrëdhënie, kanë deklaruar se jetojnë me partinerin/en.
Sidoqoftë, në një muaj, beqarët shpenzojnë mbi 800 paund, ndërsa ata që janë në një marrëdhënie mbi 1000 paund. Këta të fundit shpenzojnë më tepër edhe në fatura apo qira, pavarësisht se llogaritet që ato i ndajnë me partnerin/en.
16% e personave që janë në një marrëdhënie mendojnë se shpenzon më pak kur je çift, ndërsa 31% e beqarëve mendojnë të kundërtën, që kur je në çift shpenzimet janë më të mëdha.
Ndërkohë, beqarët mendojnë se miqtë e tyre kalojnë më pak kohë me ta, kur fillojnë një marrëdhënie, pasi 13% e tyre kanë deklaruar se i takojnë miqtë e tyre që janë në një lidhje, vetëm kur janë duke festuar diçka.