Për t’u dobësuar ecën rrugëve me një gur në kokë prej 40 kg

Sfida për të rënë në peshë ka bërë që të shpiken me mijëra receta, ushtrime ose mënyra të tjera gati të çuditshme për të reduktuar kilet e tepërta.

Kinezit Cong Yan, shkon çdo ditë në park me një shkëmb në kokë që peshon 40 kg. Burri e ka nisur këtë ushtrim për të rënë në peshë. E sipas tij, ka rënë 30 kg në tre vitet e fundit.

Yanit i erdhi kjo ide pasi arriti një peshë të madhe, rreth 115 kg, ndërkohë që është i gjatë vetëm 1,63 m.

Duke u frikësuar se kjo mund të kthehen në probem serioz për shëndetin e tij, ai filloi ta bënte këtë ushtrim ne një shkëmb 15 kg. Pasi u mësua, filloi ta shtonte peshën në 30 kg, e më pas në 40 kg.

Për kalimtërët, pamjat e Yanit duke ecur rrugëve me shkëmbë në kokë, është bërë diçka normale, megjithatë, herë pas here, ka njerëz që akoma e kthejnë kokën kur kalon ai.

SHKARKO APP