Përdorimi i autobusëve pa shofer që nga viti 2022

Singapori po planifikon që të fusë në rrugët e saj publike autobusët pa shoferë duke filluar që nga viti 2022. Autobusët do të pilotohen në 3 lagje të reja, që kanë rrugë të mbushura më pak me njerëz dhe të dizenjuara për të akomoduar autobusët.

Automjetet do të përdoren për të ndihmuar banorët që të udhëtojnë në komunitetet e tyre si edhe të shkojnë në stacionet e autobusëve aty pranë.

Singapori me një popullsi të dendur shpreson se teknologjia ‘pa shofer’ do të ndihmojë vendin në kufizimet e tij në tokë si edhe mungesat e fuqisë punëtore.

“Automjetet autonome do të rrisin në masë aksesin dhe lidhjen e sistemit tonë të transportit publik, veçanërisht për të moshuarit, familjet me fëmijë të vegjël dhe ato njerëz që nuk kanë mundësi të lëvizin.”- tha Ministri i Transportit Khaw Boon Wan.

Autobusët autonomë pritet të plotësojnë shërbimet ekzistuese me autobus dhe fillimisht do të operojnë gjatë orëve kur ka më shumë trafik.

Singapori ka më pak trafik në krahasim me shumë qytete të tjera në Azinë Juglindore, për shkak të tarifave rrugore dhe politikave që promovojnë transportin publik.

Vendi gjithashtu shpreson të bëhet një lider në teknologjitë pa shofer.

SHKARKO APP