Përdorimi i maskave/ Pse disa vende i përdorin masivisht dhe disa të tjerë i injorojnë?!

Që nga fillimi i shpërthimit të koronavirusit, disa vende kanë filluar t’i përdorin masivisht maskat, si një masë mbrojtëse ndaj koronavirusit.  Por në shumë pjesë të tjera të botës, duke filluar nga Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara, deri në Sidnej dhe Singapor, është akoma krejtësisht e pranueshme që të shëtisni pa përdorimin e tyre.

Fakti që disa vende i përdorim maskat masivisht e disa jo, nuk ka të bëjë vetëm me direktivat qeveritare dhe këshillat mjekësore por ka të bëjë edhe me kulturën dhe historinë. Por ndërsa kjo pandemi përkeqësohet, a do të ndryshojë kjo sjellje?

Që nga fillimi i shpërthimit të koronavirusit, këshillat zyrtare nga Organizata Botërore e Shëndetit kanë qenë të qarta.Vetëm dy lloje të njerëzve duhet të mbajnë maska: ata që janë të sëmurë dhe shfaqin simptoma, dhe ata që kujdesen për njerëzit për të cilët dyshohet se kanë koronavirus. Askush tjetër nuk ka nevojë të veshë një maskë, dhe ka disa arsye për këtë.

Njëra është që një maskë nuk shihet si mbrojtje e besueshme, duke marrë parasysh që studimet e tanishme tregojnë se virusi është përhapur nga piklat dhe jo nga transmetimi i ajrit. Kjo është arsyeja pse ekspertët thonë se larja e shpeshtë e duarve me sapun dhe ujë është shumë më efektive. Së dyti, heqja e një maske kërkon vëmendje të veçantë për të shmangur ndotjen e duarve, dhe duke krijuar më pas një efekt të kundërt ndaj atij të mbrojtjes.

Në territorin e Kinës, Hong Kong-ut, Japonisë, Tajlandës dhe Tajvanit, mendohet se çdokush mund të jetë bartës i virusit, madje edhe njerëz të shëndetshëm. Pra, në frymën e solidaritetit, ju duhet të mbroni të tjerët nga vetja juaj. Disa nga këto qeveri po u bëjnë thirrje të gjithëve që të mbajnë një maskë, dhe në disa vende të Kinës madje mund të arrestoheni dhe të ndëshkoheni për mos veshjen e një të tille.

Ndërkohë, në Indonezi dhe Filipine, ku ka dyshime se ka shumë raste të prekur, shumica e njerëzve në qytetet e mëdha kanë filluar të veshin maska ​​për të mbrojtur veten nga të tjerët.

Përhapja e virusit Sars e vitit 2003, e cila preku disa vende të rajonit, shtoi rëndësinë e mbajtjes së maskës, veçanërisht në Hong Kong, ku pati shume viktima si rezultat i virusit.

Pra, një ndryshim kryesor midis këtyre shoqërive dhe atyre perëndimore, është se ata kanë përjetuar një epidemi të ngjashme më parë, duke e patur ende të freskët në kujtesë. Ndërkohë, në Azinë Jug-Lindore, veçanërisht në qytetet më të dendura me popullsi, shumë prej tyre i përdorin  maskat ​​në rrugë thjesht për shkak të ndotjes.

Disa argumentojnë se veshja maske, mund të funksionojë si një kujtesë shumë vizuale ndaj rreziqeve që shkakton ky virus. Pra, kjo sjellje mund të konsiderohet si një “ndërgjegjëzim i sjelljes” për ju dhe të tjerët për një higjienë të përgjithshme personale më të mirë./SCAN

SHKARKO APP