Përgjaket festivali i Pashkëve, demi qëllon për vdekje 50-vjeçarin
Një burrë një Spanjë është qëlluar për vdekje nga një dem gjatë një aktiviteti gjatë fundjavës së Pashkëve.
Video e tmerrshme tregon qytetarin spanjoll, rreth të 50-ave, duke u qëlluar dhe shkelmuar, e më pas demi i zemëruar e hedh në mënyrë të përsëritur në mur me brirë.
Njeriu ishte një nga dhjetra pjesmarrësit në festivalin vjetor Toro del Aleluya, që mbahet çdo të dielë të Pashkëve në Arcos de la Frontera në Cadiz, Andaluzia, që nga viti 1784.
Në pamje shihet demi duke ecur poshtë një rruge të ngushtë të qytetit, duke ndjekur një vrapues që mbante veshur nëj xhaketë më ngjyrë të kuqe.
Por kafsha i kthehet burrit me këmishë të verdhë.
Ai u përpoq që ti shpëtojë demir por ai e godet tek këmbët de më pas e zë përpara derës së një garazhi.
Demi e godet disa burrin me brirë në trupi përpara se ta tërheqë zvarrë disa metra.
Ai u dërgua në spital me plagë të rënda dhe vdiq disa orë më vonë.