Përjashtohet nga shkolla, shkak këpucët e shtrenjta
Një nënë dëshiron ta largojë djalin e saj 12-vjeçar nga një shkollë në Bristol, pasi është përjashtuar përkohësisht nga shkolla për shkak të këpucëve Clarks që kushtuan 48 funte. Përveçse ishin të shtrenjta, drejtuesit e shkollës janë arsyetuar se këpucët dukeshin më shumë si atlete sesa si këpucë për shkollë. Nicola Ingerfield është zemëruar për shkak se “nxënësi model” djali i saj i ishte dhënë afat një javë nga shkolla për të blerë këpucët e reja. Ingerfield ka thënë se ka shpenzuar gati 400 funte për uniformat shkollore të dy fëmijëve të saj, përfshirë edhe këpucët e reja për Alfien, por tani nuk ka para të mjaftueshme për t’i blerë këpucët që kërkojnë mësuesit e tij. 43-vjeçarja beson se këpucët e lëkurës që ka djali i saj, janë të lejueshme me rregullat shkollore për uniforma.