Përleshja midis kobrës dhe gjitarit të vogël përfundon me tragjedi

Në jo pak raste nuk është madhësia e trupit ai që përcakton fitoren në një betejë për jetë a vdekje dhe mangusta e dëshmon këtë.

Grabitqari i vogël që ushqehet kryesisht me insekte, jo vetëm arrin të shmangë një gjarpër korba, por e copëton atë duke e konsumuar si vakt.

Një video e shpërndarë nga rrjeti eksplorer Nat Geo WILD, tregon se si një korba shkoi për të vjedhur disa vezë dhe përfundoi në tavolinën e mangustave, të cilat me shpejtësinë dhe zhdërvjelltësinë e tyre jo vetëm që arrijnë të shmangin kafshimet e gjarprit të madh, por e vrasin atë.

/Ora News.tv/

 

SHKARKO APP