Përse fëmijët shtojnë peshë më së shumti gjatë verës?

Prindërit mendojnë që fëmijët gjatë verës hanë më shumë vitamina dhe janë më aktivë, mirëpo gabojnë shumë.

Nëse prindërit mendojnë që shkollarët e tyre gjatë pushimit veror marrin më shumë vitamina, hanë sasi më të mëdha të pemëve dhe perimeve të freskëta, prandaj ata janë më obezë dhe i heqin kilogramët e tepër, pikërisht është e kundërta – theksojnë studiuesit e Universitetit Shtetëror të Ohios.

Studimi i shkencëtarëve ka treguar që fëmijët hanë më shumë, por ushtrojnë më pak kur nuk shkojnë në shkollë dhe se ushqimin e shpejtë të cilin e marrin midis orëve, në pushimin e madh apo në pushimin e kafjallit, nuk janë aq përgjegjës për obezitetin potencial dhe ngathtësinë.

Fëmijët verës më shumë hanë ushqime kërcëlluese dhe ushqim të shpejtë.

Ekspertët kanë matur indeksin e masës trupore te 5.380 fëmijë nga kopshti dhe klasat e para të shkollës fillore, kur kanë konstatuar që ai dy herë më shpejt rritet derisa vogëlushët janë në pushimin veror.

– Duhet patjetër të ndryshojmë mënyrën në të cilën fëmijët sillen pas daljes nga shkolla, kur qartas konsumojnë më shumë ushqim të shpejtë – paralajmëron Paul T. von Hippel, njëri ndër udhëheqësit e këtij studimi.

Mendoj që shkollarët gjatë orëve të mësimit janë më aktivë, por me siguri edhe koha e qëndrimit në mësim e kufizon në sasinë e racionit, ndërsa verës nuk kanë kufizime, prandaj më shumë hanë dhe më pak janë aktivë.

SHKARKO APP