Përse meshkujt i ndërpresin marrëdhëniet me vajzat e bukura?

Shpesh shikojmë çifte që na duken shumë të dashuruar me njëri-tjetrin. Mund të jenë të dy tepër të paraqitshëm, simpatikë dhe menjëherë mendja të shkon te dashuria e përjetshme.

Por realiteti herë pas here tregon krjetëissht tjetër gjë. Shpesh, meshkujt i lënë dhe largohen nga femrat e bukura. Të gjithë pyesin “po ky ç’pati” dhe me të drejtë.

Arsyet janë të shumta, mirëpo tre prej tyre janë më të shpeshta.

Frikësohen se po humbin diçka – Vajza e përsosur është gjëja e shkëlqyeshme, mirëpo po ashtu shpejt edhe të bëhet monotone. Meshkujve gjithmonë u duhet ndonjë sfidë, madje edhe nëse janë shumë të kënaqur me vajzën me të cilën janë në lidhje, shpesh nisen në drejtim të gabuar dhe kërkojmë komplikime aty ku nuk ka.

Dëshirojnë të impresionojnë miqtë – Sado që të tingëllojë si papjekuri, pikërisht për këtë shkak shumë femrave u thyhen zemrat. Mashkulli mund të jetë plotësisht i kënaqur, mirëpo nëse miqtë gjithë kohës i sugjerojnë që patjetër duhet të shikojë pak përreth, nuk përjashtohet se do t’i dëgjojë, madje edhe nëse kështu vepron edhe kundër vullnetit të vet.

Sepse femrat i mërzisin së tepërmi – Kjo nuk ka të bëjë vetëm me femrat të cilat vazhdimisht gjejnë vërejtje rreth imtësive, se sa edhe për faktin që nga meshkujt gjithmonë presin më të mirën. Presin që të bëhen persona të mirë, që pranë tyre të ndryshojnë, që të heqin dorë nga një pjesë e vetja për të qenë të lumtura… Mirëpo, për shumicën e meshkujve kjo është shumë e mundimshme.

SHKARKO APP