Pesë gabimet që bëni kur vendosni maskën, mos i përsërisni më
Maska është kthyer në një element të rëndësishëm në përditshmërinë tonë.
Por ka raste kur ajo nuk vendoset si duhet në fytyrë.
Por cilat janë gabimet më të shpeshta?
Gabimi 1. Maska ju mbulon vetëm gojën.
Nëse e keni vendosur kështu gjatë kësaj kohe, keni bërë gabim. Maska duhet të mbulojë dhe pjesën e hundës, pasi në të kundërt nuk mbroni veten.
Gabimi 2. Maska juaj është në kontakt me pjesë të tjera të trupit apo gjëra tuaja personale.
Nëse veproni kështu, funksioni i saj nuk po kryhet siç duhet.
Gabimi 3. Maska nuk qëndron mirë në fytyrën tuaj.
Ideja e maskës është të krijojë një barrierë që nuk lejon ajrin të futet brenda. Në të njëjtën kohë duhet të jetë e rehatshme dhe të mos ju besdisë gjatë kohës që e keni vendosur.
Gabimi 4. Maska mbulon vetëm majën e hundës tuaj.
Nëse mbuloni vetëm majën e hundës, po lejoni që ajri jashtë të futet në trupin tuaj.
Gabimi 5. Nuk e lani siç duhet pasi e hiqni.
Kur e hiqni duhet ta lini të ziejë për 10 minuta në mënyrë që të jeni të sigurtë për ngordhjen e çdo bakteri.