Pesë shpendët më të shpejtë, arrin deri në 389 kilometër për orë
Shpendët janë të shpejtë, por më poshtë po ju informojmë me 5 me të shpejtët.
1- Skifteri Peregrine, i njohur ndryshe dhe me emrin Peregrine.
Ky grabitqar është i njohur për shpejtësinë e tij që mund të arrijë deri 322 km/orë në momentin e gjuetisë, duke qenë kështu “mbreti” i shpejtësisë.
Sipas një emisioni të realizuar nga National Geographic, shpejtësia maksimale që mund të arrihet prej këtij skifteri është regjistruar 389 km/orë.
Kjo është një shpejtësi më e lartë se edhe shumica e makinave më të shpejta në planet.2- Gushëbardha bisht gjilpërë, e njohur ndryshe dhe me emrin “shpinë përbaltura” është një zog tepër i shpejtë.
Megjithëse radhitet në vendin e dytë , është zogu më i shpejtë që duke përplasur krahët mund të fluturojë me një shpejtësi që arrin 170 km/orë.
Eshtë një zog që jeton pothuajse gjithë kohën në ajër, dhe nëse nuk e ka të nevojshme nuk ulet kurrë në mënyrë vullnetare në tokë, jeton me insektet që kap me sqep duke fluturuar.3- Zogjte Frigate, siç shihet dhe nga emri, janë zogj që jetojnë në oqeane dhe kanë emra të ndryshëm, Zogu Piratëve, Zogu i Njeriut të Detit, etj.
Vijnë nga familja Fregatidae dhe janë 5 specie të ndryshme të dala nga kjo gjini, dhe fluturojnë deri në 153 km/orë. Jo pak për një zog realitivisht jo të vogël në trup, apo jo?4- Rosa e familjes Plectropterus gambensis, është radhitur shpendi i katërt për shpejtësinë që mund të arrijë një shpend gjatë fluturimit. Kjo lloj rose jeton në disa zona të Afrikës. Ka një gjatësi trupore prej 75-15 cm dhe një peshë mesatare prej 4-6.8 kg.
Ky zog, është zogu më i shpejtë nga familjet e ”rosave” duke arritur një shpejtësi prej 142 km/orë.5- Në vendin e pestë do të radhitet sërish një rosë, por kjo është një rosë zhytëse dhe jeton në vende me ujëra të ëmbla.
Ajo quhet rosa Merganser ( Mergus serrator) por njihet me emra të ndryshëm pasi gjendet në shumë vende si; Amerika e Veriut, Groenlanda, Europe dhe Azi. Në fluturim kjo rosë mund të arrijë një shpejtësi prej 129.07 km/orë.