Pesë shtete, që ekzekutojnë më shumë njerëz në botë

 

Numri i ekzekutimeve të kryera nga vende të botës për vitin 2014 tregon se harta është e shumëllojshme dhe se ky fenomen nuk lidhet as me sistemin politik dhe as me përkatësitë fetare.

Nuk janë llogaritur ekzekutimet e kryera nga ISIS, apo organizatat e tjera terroriste, por vetëm ekzekutimet që kryhen nga shtetet anëtare të OKB-së.

Prerja brutale në masë e kokëve të 47 personave vazhdon të dominojë titujt dhe të zemërojë kundërshtarët e dënimit kapital rreth botës.

Mbretëria Saudite praktikon dënimin kapitel për ata që shkelin rregullat por nuk është në krye të listës, apo as vendi me regjimin më të egër komunist, Koreja e Veriut.

Me më shumë se 1,000 ekzekutime të organizuara nga shteti vetëm më 2014, Kina vret pothuajse katër herë më shumë njerëz me vdekje çdo vit sesa rivali i tij më i afërt, Irani.

Për nga numri i lartë i popullsisë dhe fakti se është vend komunist me ligje të rrepta, normalisht Kina pritej të ishte ndër vendet e para.   

Por në vendin e tretë është Arabia Saudite me mbi 90 ekzekutime. Ajo pasohet nga Iraku me mbi 61 ekzekutime dhe surpriza është SHBA-ja, vend me demokraci të zhvilluar, që numëron 35 ekzekutime.

Dënimet kapitale praktikohen në disa shtete të SHBA-së, ndryshe nga vendet e Europës që si dënim kapital kanë burgun përjetë.   

SHKARKO APP