Peshkatarët i befasoi kontakti me këtë gjallesë në oqean

Peshkatarët u habitën totalisht kur para tyre panë diçka gjigante, për të cilën në fillim menduan të ishte një anije, ose ndonjë balonë e rënë në det. Mark Watkins dhe babai i tij ishin duke peshkuar 25 milje nga Bunbury, në jug të Perth, në Australi, kur diçka misterioze në formë topi u shfaq pranë tyre. Por, pasi u afruan ata arritën të kuptojnë se kishin të bënin vetëm me një balenë të ngordhur e me një stomak të fryrë, plot gazra.Mark Watkins është shprehur se kurrë nuk kishte parë diçka të tillë, ndërsa kishte pyetur edhe miqtë e tij peshkatarë, por edhe për ta ishte diçka e pa hasur më parë.

SHKARKO APP