Peshku hundëderr kapet pas 40 vitesh kërkime
Kuriozitete E Premte, 30 Prill 2021 16:12
Pranë qytetit të Lillooet, në lumin Fraser të Kanadasë është kapur një peshk hundëderr. Peshkatarët ishin në dijeni të këtij lloji, por prej dekadash nuk e kishin parë atë. Peshku është 3 metra i gjatë, peshon 295 kg dhe mendohet të jetë 80 vjeç. Mendohet që përpara 40 vjetësh të kishte dëmtuar hundën, e cila mori edhe formën komike. Fakti që njerëzit nuk e kishin parë kurrë atë, mendonin se bëhej fjalë për një legjendë urbane.