Petulla në vend të luleve, buqeta më e ëmbël e nuses
Lulet janë pjesë përbërëse e pothuajse çdo martese, por kjo nuse i habiti të gjithë kur u shfaq në ditën më të madhe të jetës së saj me disa buqeta të çuditshme. Paige Kirk u martua me të dashurin e saj prej 3 vitesh javën e kaluar dhe vendosi që dasma e saj të jetë shumë e veçantë, duke i dhënë shoqërueseve të nuses petulla të ëmbla në vend të luleve. 23-vjeçarja tha se petullat ishin një “goditje” e madhe për të ftuarit e saj, të cilët nuk mund t’u besonin syve kur e shikonin ndërsa ecën me buqetën e petullave.