Pica “pushton” autostradën Pica “pushton” autostradën

Një kamion që shpërndante pica të ftohta ka bërë që autostrada në Arkansas të bllokohet për katër orë. Mjeti nuk u përplas me urën, por rimorkio e saj po, duke bërë që picat të shpërndahen në të gjithë rrugën. “Sic e shihni, ka pica të ngrira në gjithë vendin. Është pica e pjekur, ka salcë, ka djathë. Cfarëdo që kërkoni është këtu”, tha Danny Straessle, zëdhënësi i Departamentit të Transportit për AP. Fatmirësisht nuk ka patur të lënduar, por janë përfshirë dy mjete. Pasditen e 9 gushtit është bllokuar rruga që të pastrohej gjithçka.

SHKARKO APP